Egla: Do bëj edhe unë një fëmijë/ Juli: Të mungon partneri…
April 24, 2024Aktorja Egla Ceno ka treguar se sapo të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” do të nisë një fëmijë.
Gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjola Doçin, konkurrentja tha që dëshiron që të sjellë në jetë një vajzë.
“Do ta bëj, aq shumë sa më ka peshuar mëmmësia këtu brenda, ja vlen që ta bëj një”– u shpreh aktorja, duke i bërë thirrje shoqes së saj të ngushtë Rezit që të bëhet gati.
Duke u tallur Juli i tha Eglës se mund të bëhet nënë por i mungon lënda e parë (partneri), megjithëse banorja u shpreh se lënda e parë gjendet kollaj.
“Lënda e parë duhet të jetë një person që duhet jo me këdo”– iu drejtua aktori.
Pjesë nga biseda:
Egla: Do i fus edhe unë një kalama kur të dal, kot…
Erjola: Një Egla të vogël, një vajzë
Egla: Një kaçurrelse. Do iki ta projektoj në zyrë direkt
Erjola: Ishalla
Egla: Mami më lutet, më thotë bëje se do ta rris unë. Pse jo, do ta bëj. Kam frikë se do të mësohem keq dhe do ti bëj në seri
Erjola: Një gocë e do nëna gjithmonë
Egla: Do ta bëj, aq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda, ja vlen që ta bëj një
Erjola: Me projektim
Egla: Rezi bëhu gati. Rezi është shoqja ime
Erjola: Mendova se the emrin e partnerit
Egla: Kam vendosur të bëj një vajzë
Juli: Egla duhet të gjejë lëndën e parë një herë
Egla: Lënda e parë gjendet kollaj Juli, por në rastin tim nuk më shqetëson lënda e parë po robi që do dalë
Juli: Lënda e parë duhet të jetë një person që duhet jo me këdo
revista.one/