Luiz Ejlli dhe Ledri Vula shfaqen bashkë në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula shfaqen bashkë në një studio muzikore

April 24, 2024 0

Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, këngëtari Luiz Ejlli dhe reperi Ledri Vula, kanë ndezur kuriozitetin e fansave pasi kanë ndarë në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqen së bashku brenda në një studio muzikore.

Në videon e publikuar, duket se dyshja ka qenë në një seancë të përbashkët pune, dhe ky detaj ka nxitur spekulime nëse kjo është fillimi i një projekti të ri muzikor të përbashkët.

Duke marrë parasysh suksesin e tyre individual dhe popullaritetin e madh që kanë secili në skenën muzikore, kombinimi i potencialit të tyre artistik pritet të rezultojë në një krijimtari që do të kënaqë pritjet e larta të publikut.

Ndërkohë, është vërtetuar se Luiz Ejlli tashmë është pjesë e “SBS Music”, e cila operon në Kosovë.

revista.one/