Einxhel pendohet për puthjen që i dhuroi, ja si reagon DJ Dagz

Einxhel pendohet për puthjen që i dhuroi, ja si reagon DJ Dagz

January 3, 2022 0

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë romantike, mes përkëdheljesh dhe përqafimesh teksa po kalonin kohë me njeri-tjetrin. Edhe pse këtë gjë vendosi të mos e ndante me asnjë nga banorët, ajo u hap gjatë një bisede me Beniadën.

Kjo e fundit tregoi se kishte parë Einxhel dhe Dagz në ëndërr teksa shkëmbenin letra, puthje dhe përqafime.

E vënë në siklet, Einxhel u detyrua t’i tregonte shoqes së saj se në fakt ai veprim kishte ndodhur realisht gjatë natës së kaluar.

Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën ku duket se Einxhel ishte mjaft e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, –u shpreh ajo.

Beniada, nga ana tjetër, u mundua ta qetësonte duke i thënë që nuk ka asnjë gjë të keqe.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”,-e këshilloi ajo.

Nderkohe, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë diskutuar për herë të parë pas puthjes që ndodhi midis tyre.

Ata kanë biseduar në oborr pranë njeri-tjetrit duke shëmbyer pak fjalë, duke nënkuptuar kështu edhe gjendjen dhe emocionet e tyre pasi shkëmbyen përkëdhelje dhe përqafime.

“A je okej?”- ka pyetur Arbri Einxhelin.

“Çka… jo dhe aq.”- u përgjigj ajo pas disa sekondave heshtjeje.

“Jo dhe aq jam edhe unë po…”-shtoi Dj Dagz duke nënqeshur. “Nuk ndihem mirë nëse ti po ndihesh keq.”

revista.one/