(Fotot) ‘Eja të bëjmë qejf’, biznesmeni që ngacmoi vajzën në Fier, vizitohej në fabrikë nga Rama dhe ministrat

(Fotot) ‘Eja të bëjmë qejf’, biznesmeni që ngacmoi vajzën në Fier, vizitohej në fabrikë nga Rama dhe ministrat

January 16, 2022 0

Gjykata e Fierit ka lënë sot në burg biznesmenin Vesaf Musa pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 64-vjeçari Musa u arrestua nga policia e Fierit të premten (14 janar), pasi dyshohet se ngacmoi një 14-vjeçare të komunitetit rom.

E mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Mësohet se teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: ‘Eja, do bëjmë qejf?’

Por kush është Vesaf Musa
Mësohet se 64-vjeçari Vesaf Musa është një biznesmen mjaft i njohur pasi ka një fabrikë vaji ulliri në Skrofotinë të Vlorës. Rreth një muaj më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, Frida Kricfa, vizituan fabrikën e Musës ndërsa u publikuan edhe pamje nga takimi. “Musai Olive Oil”, mbështetet nga qeveria shqiptare. Në rrjete sociale Vesaf Musa shihet mjaft aktiv, ndërsa më herët ka publikuar edhe foto me kryeministrin Rama dhe ministrat e qeverisë.