Ekspozitë tek “Jordan Misja”, liceistja 17-vjeçare që gdhend “emocionet”
April 7, 2021“Ngjitja e shkallëve” është ekspozita e parë personale që ka çelur liceistja 17-vjeçare Rabie Çollaku.
Ekspozita u hap në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja”. Disa punime japin emocionet që ka përjetuar pas mbylljes në karantinë.
Një pikë loti, ëndrrat e saj për të ardhmen si artiste apo autoportret e saj,janë vetëm disa nga 20 punimet. Ato janl të gdhendura në teknika të ndryshme, si mermer, metal edhe në dru.
“Pas stresit që përjetuam gjatë karantinës doja që të bëja diçka të bukur për vete dhe të ardhmen time. Në veprat e mia sjell emocionet që ndiej kur unë shikoj diçka”, shprehet artistja Rabie Çollaku për Report Tv.
Ekspozita “Ngjitja e shkallëve” shënon edhe 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik, që do të pasohet në vijim nga shumë të tjera.
“Çdo muaj do të bëjmë nga një aktivitet, kjo ekspozitë çel festimet dhe nga ana tjetër duhet që të themi se kjo është një indicie për nxënësit edhe profesorët që japin mësim në lice të ekspozojnë punët e tyre”, shprehet drejtori i Liceut Shkëlqim Sirika./revista.one/