Loredana e lë gjermanishten, më në fund bën një këngë shqip

Loredana e lë gjermanishten, më në fund bën një këngë shqip

April 7, 2021 0

Deri më sot Loredana ka kënduar vetëm në gjermanisht. Por fansat i kanë kërkuar prej kohësh që të realizojë edhe një projekt në gjuhën shqipe.

Ditën e sotme reperja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër nga projekti i ri muzikor.

Loredana shfaqet duke kënduar në një studio muzikore. Siç duket kënga është gati, por nuk e dimë se kur do e gjej dritën e publikimit.

projekti i fundit muzikor i Loredanës është “Kein Hunger”, të cilin e publikoi në dhjetor të vitit të shkuar në bashkëpunim me Ufo361. Kohët e fundit reperja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe për një shtatzëni të mundshme, që po aludohet prej kohësh. Shkak u bë një postim i reperes, ku shprehu hapur dëshirën për një fëmijë të dytë. /revista.one/