Elbasan, 2 të plagosur nga përplasja e fortë e 3 makinave

Elbasan, 2 të plagosur nga përplasja e fortë e 3 makinave

June 19, 2021 0

Aksident i rëndë në Elbasan ku mbetën 2 të plagosur. Nga përplasja e 3 makinave

62-vjeçari E.K. dhe një fëmijë janë plagosur rëndë.

3 automjete janë shkatërruar nga përplasja e fortë me njëra-tjetrën, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.