Elia Zaharia reagon për videon e sherrit me Princ Lekën, prokuroria nis hetimet

Elia Zaharia reagon për videon e sherrit me Princ Lekën, prokuroria nis hetimet

March 7, 2024 0

Ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia, ka reaguar për Euronews Albania, ndërsa është shfajësuar për momentet e sherrit befasuee në shtëpinë e Princit.

Elia tha se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.

‘Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjejë Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar.

Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj’- është shprehur Zaharia.

Nga ana tjetër, Oborri Mbretëror pretendon se Princ Leka është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij. Oborri thotë se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por se janë kosideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.

 Policia e Tiranës hedh poshtë akuzat e bëra për nxjerrjen e videos në të cilën shfaqet Princi Leka, gjatë një konflikti me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

”Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”,-informon Policia.

Më vonë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje” pas denoncimit të Princit Leka.

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale ‘Dhuna në familje’, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal“, njofton Prokuroria.

Hetimet kanë nisur edhe për publikimin e videos që u shpërnda gjerësisht në mediat dhe rrjetet sociale një ditë më parë, ku duket një debat i ashpër mes Princit dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia dhe të atit të saj.

“Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

revista.one/