Elsa Lila kthehet pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës si konkurrente
December 21, 2022Mbrëmja e dytë e Festivalit të Këngës, kulmon me rikthimin në këtë garë pas 25 vitesh të këngëtares Elsa Lila. Ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur këngëtarja para performancës, por siç konfirmon moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër, e cila po ashtu është e pranishme në Pallatin e Kongreseve.
Lila është gjithashtu autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që siç nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.
Artistja në fund të performancës, u prit me duartrokitje nga publiku.
Në Festivalin e Këngës Lila ka lënë gjurmë me këngë si “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”, ndërsa në vitin 2007 mori pjesë edhe në “Sanremo” në Itali. Ndërkaq rikthimi i saj vjen pas problemeve me drejtësinë kohëve të fundit.
revista.one/