Elsa Lila paralajmëron rikthimin në muzikë

Elsa Lila paralajmëron rikthimin në muzikë

October 19, 2022 0

Elsa Lila është rikthyer në rrjete sociale disa muaj pas arrestimit të saj nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafikimi droge. Përveç që u kthye në llogarinë zyrtare në Instagram erdhi bashkë me një lajm për rikthim në muzikë .

Ishte Elsa ajo që ka publikuar një fotografi ku shihet në një studio muzikore teksa thotë se po punon për një projekt të ri.

“Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila në mbishkrimin e fotos që u pasua nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj. Përveç kësaj, Elsa ka vazhduar me postimin e disa prej performancave ndër vite të saj në festivale të ndryshme.

Pritet të shihet se çfarë po përgatit Elsa kësaj radhe por padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e saj.

Kujtojmë që në mars të këtij viti Lila ishte në mesin e 13 të arrestuarve, nën dyshimin se këngëtarja shqiptare menaxhonte llogaritë e një grupi për trafikim droge. Ajo u lirua nga paraburgimi pas disa javësh.

revista.one/