Elton John njofton një bashkëpunim të ri me Dua Lipën

Elton John njofton një bashkëpunim të ri me Dua Lipën

August 13, 2021 0

Dua Lipës duket se po i pëlqen shumë bashkëpunimi me Elton John. Pas pjesëmarrjes së këngëtarit legjendar britanik në koncertin “online” të këngëtares shqiptare, titulluar “Studio 2054”, dyshja do të publikojë një këngë të re.

Bëhet fjalë për “Cold Heart (PNAU Remix)”, që do të publikohet të premten.

“Dua, të adhuroj dhe kjo këngë që kemi bërë bashkë është një eksperiencë e pabesueshme. Mezi po pres që ta dëgjoni”, shkruan Elton John në Instagram.

Kënga merr hitin e John -it të viteve ’80 “Sacrifice” dhe klasikun e tij “Rocket Man (I Think It’s Going To Be A Long, Long Time)” dhe i përpunon ato, me John dhe Lipa që bëjnë duet dhe këndojnë disa vargje. “Jam duke u ndezur nga eksitimi !!!! @eltonjohn të dua dhe jam shumë e lumtur që më në fund do të publikohet”, shkroi Lipa kur njoftoi këngën në fillim të kësaj jave.

Dyshja më parë u bashkuan në fillim të këtij viti për të kënduar “Bennie And The Jets” dhe “Love Again” së bashku në një festë të Oscar. John gjithashtu mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë të Studio 2054 të vitit të kaluar nga albumi i saj i remix Club Future Nostalgia. PNAU më parë ka punuar me John në albumin remix të vitit 2012 Good Morning To The Night, i cili ka provuar një mori të hiteve të tij të hershme.

revista.one/