Elvana Gjata pritet nga Presidentja Osmani, i dhuron albumin “Çelu”

Elvana Gjata pritet nga Presidentja Osmani, i dhuron albumin “Çelu”

June 29, 2021 0

Elvana Gjata është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale përkrah Osmanit dhe e falenderon për pritjen e bisedën e ëmbël.

Gjatë takimit, Elvana i ka dhuruar presidentes kosovare një kopje të albumit “Çelu”.

Postimi i Elvana Gjatës

“Thank you for having me Presidente Vjosa Osmani 🤍
E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempowerement #çelu”