Elvana Gjata sjell duet me fenomenin viral Rilind Alimani, më 30 korrik publikohet “Po du”

Elvana Gjata sjell duet me fenomenin viral Rilind Alimani, më 30 korrik publikohet “Po du”

July 29, 2026 0

Rilind Alimani vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, teksa talenti i tij po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mbarë hapësirën shqiptare.

Këngëtari nga Tetova ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj vere, si me projekte të reja muzikore ashtu edhe me koncerte të shumta, duke dëshmuar se është një nga artistët më të kërkuar të momentit.

Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën e tij solo “Ya Hayati”, të shoqëruar me videoklip. Për muzikën e projektit u kujdesën vetë Rilind Alimani, Benny Bee dhe Indrit Dode, ndërsa teksti u shkrua nga vetë artisti. Beat-i, ndërkohë, u realizua nga Rilindi.

Por surpriza më e madhe duket se po vjen tani. Ylli i muzikës shqiptare, Elvana Gjata, ka zgjedhur pikërisht Rilind Alimanin për bashkëpunimin e saj më të ri muzikor.

Dyshja ka njoftuar në rrjetet sociale se më 30 korrik do të publikojë këngën e re me titull “Po du”, e cila pritet të jetë një nga duetet më të përfolura të kësaj vere.

Edhe në këtë projekt, Rilind Alimani ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin krijues. Muzika është realizuar nga ai së bashku me Benny Bee, teksti është shkruar nga vetë këngëtari, ndërsa beat-i është punuar nga Rilind Alimani, Benny Bee dhe Lennox.

Bashkëpunimi mes Elvana Gjatës dhe artistit që po cilësohet si fenomeni viral i vitit, ka ngjallur pritshmëri të mëdha te publiku, 

revista.one/