Elvana Gjata sjell “Papa” në një treshe ndërkombëtare me Inna dhe Sickotoy

Elvana Gjata sjell “Papa” në një treshe ndërkombëtare me Inna dhe Sickotoy

July 23, 2021 0

Elvana Gjata, Inna dhe Sickotoy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

“Papa” titullohet kënga, teksti i të cilës është shkruar nga Elvana dhe Iraida.

Kënga tashmë është lansuar në të gjitha platformat.

Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë:

Elvana Gjata lajmëroi javën e kaluar se ka gati një bashkëpunim me dy artistët ndërkombëtarë Inna dhe Sickotoy. Kujtojmë se Inna është autore e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” etj. Prej kohësh mes dy gocave ishte vënë re një miqësi e mirë pasi ato suportonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale për projektet përkatëse.

Kujtojmë se Elvana publikoi bashkëpunimin e parë me Yll Limanin të shtunën, duke i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy këngë, që tejkaluan çdo pritshmëri. Në titujt “E di” dhe “Marre” Elvana dhe Ylli ia dolën të godisnin në shenjë e të konkurrojnë për titullin “Hiti i verës” teksa brenda pak ditësh projekti i tyre ka arritur 2.2 milionë klikime.

revista.one/