Enca luan me ish-të dashurin në këngën e re

Enca luan me ish-të dashurin në këngën e re

March 7, 2021 0

Kënga e re duket se “i ka hapur punë” Encës me ish-të dashurin.
Katër ditë më parë, ajo lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Nashta”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
Ai i ka shkruar në Whatsapp, kurioz për të ditur nëse ky projekt i dedikohet atij. Ish-partneri i ka dërguar këngën në bisedë, teksa e pyet:
“Këtë e ke shkruar për ne?”, me emojin e dy syve të përlotur.
“Ndoshta…”- i është përgjigjur ajo, ndërsa bisedën e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhe e shoqëroi me emoji duke qeshur.
Enca ka gjithashtu gati edhe një tjetër projekt të titulluar “Zemër”, për të cilin gjithashtu s’kemi detaje për një datë publikimi. Ashtu si “Noshta”, Enca ndau edhe këngën “Zemër” me ndjekësit në Instagram, për të marrë mendimin e tyre para publikimit. /Revista.one/