Endi Demneri dhe Arbesa Rrahmani shpallen fituese në “Miss Universe Albania & Kosova 2023”

Endi Demneri dhe Arbesa Rrahmani shpallen fituese në “Miss Universe Albania & Kosova 2023”

June 2, 2023 0

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur ceremonia e “Miss Universe Albania & Kosova 2023”.

Bukuroshja Endi Demneri ka arritur që këtë vit të rrëmbejë kurorën e më të bukurës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Arbesa Rrahmani u shpall fituese e “Miss Universe Kosova 2023”.

Modelet fituan spektaklin e madh të bukurisë të organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe transmetuar në Vizion Plus. Ato janë prej vitesh pjesë e botës së modelingut, përkundër se janë shumë të reja në moshë.

Sidoqoftë, vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin botëror të “Miss Universe World” do të jetë Demneri.

Eriona Sejdiu dhe Teni Vllaçaj vlen të ceket se kanë qenë moderatorët e këtij viti në “Miss Universe & Albania 2023”.

revista.one/