Erjola i përgatit hallvën, Ilnisa e revoltuar: Më uroi vdekjen…

Erjola i përgatit hallvën, Ilnisa e revoltuar: Më uroi vdekjen…

March 1, 2024 0

Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta. Erjola dhe çifti Ilnisa-Meriton kanë pasur zënka e debate të shumta. Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Erjola ka ngritur një ‘plan ‘kurth’ për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e di edhe Juli. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola u shpreh: “Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banorë. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lë të flenë gjumë…”

Sot ajo po gatuante një hallvë, që sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eliminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës.

“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cenua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”

 

Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga Ilnisa, e cila e quajti të shëmtuar që t’i urosh dikujt vdekjen. Edhe Julia, edhe Egla patën të njëjtin qëndrim me Ilnisën.

Ilnisa: Më bëri dhe hallvën mua më pëqleu me thënë të drejtën.

Meritoni: Për ne është kur shpëton dikush nga e keqe. Është e tmerrshme me e përdor kshu.

Ilnisa: Çfarë tipi. Do të kapi ndonjë lajm portali

Julia: Jam shumë e mërzitur më ketë muhabetin e hallvës

Ilnisa: Më vdiq mua pra, doli vet keq.

Heidi: Si ka abuzuar?

Ilnisa: U afrua me mua duke u tallur, e kupton? Doli vetë shëmtuar. Sa e shëmtuar. Megjithatë mua më pëlqen shumë hallva. Do që të shpëtojë të shtunën, renditi gjëra që në fakt asnjëra nuk është e vërtetë. Si mund të shfrytëzojë njeriu…. T’i urosh dikush vdekjen është e tepërt, ishte shumë e tepruar.

Egla: Më vjen keq për gjestin që e solli në lojë traditën. Secili mban përgjegjësi me fytyrën e vet.

Ilnisa: Nuk kam koment, ne nuk kemi vdekur njeri këtu. E ulët shumë.

revista.one/