Erlindi i “Për’puthen” rrëfehet: Nuk kam puthur asnjë vajzë në buzë, as Jasminën
March 16, 2021Në “Për’puthen” ishte sot radha e Sindit dhe Erlindit për të zbuluar të fshehtat e tyre. Ky i fundit, teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit tregoi se ka jetuar në një shtëpi me Andi Artanin. Gjithashtu ai tha se janë përhapur fjalë se është puthur me vajza në prapaskenë, por Erlindi i hodhi poshtë zërat duke u shprehur se deri më sot nuk ka puthur asnjë vajzë në buzë.
Më pas ai u detyrua të sqaronte në studio se ka qenë Ledjana ajo që e ka akuzuar se është puthur me Jasminën, por Erlindi tha se e ka puthur vetëm në faqe, ose në gushë kur kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Surpriza e rrëfimit ishte se Erlindi dhe Andi kanë qenë konkurrent me njëri-tjetrin për shkak të Jasminës, por paskan jetuar bashkë në një shtëpi.
“Kur ka ardhur Andi në fillim në Tiranë nuk kishte asnjë njohje dhe meqë krijuam shoqëri kërkoi nëse mund të rrinte nga unë për disa kohë dhe unë ju ofrova si ndihmë. Por kemi jetuar bashkë në fillim fare, kur ende nuk kishin ndodhur takimet tona me Jasminën”, sqaroi Erlindi më pas.
Kujtojmë se Jasmina dhe Erlindi kanë pasur më parë një takim mes tyre dhe rreth kësaj u zhvillua kjo bisedë që e risjellim për lexuesit:
Erlindi O sa e mirë të vika, vajza ka nevoja vetëm për parfum
Jasmina: Po hë Erlind na shkunde na tunde, na freskove
Erlinid: seriozisht e ke me ato zgjedhjet
Jasmina: Po ti ke ndenjur urtë
Erlindi: Hajde të ngroh pak, je bërë shumë e bukur sot. se tani po të shoh më mirë. Po më pëlqen shumë ky takimi
Erlindi: Takimi i parë ishte surprizues, po e prisja kontaktin fizik me Jasminën
Mevlani: A ke pëlqim apo e bënë për inat
Erlindi: Nëse Jasmina s’do donte s’do kishte ndodh gjë,
/revista.one/