Këngëtarja i kthehet stilit të vjetër me këngë seksi dhe ritmike

Këngëtarja i kthehet stilit të vjetër me këngë seksi dhe ritmike

March 16, 2021 0

Enca ka paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja. Ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja dhe para njoftimit ka kërkuar mendimin e ndjekësve të saj.

“Mezi pres të ndaj këngët e reja me ju. Çfarë doni të dëgjoni?”, ka shkuar Enca, teksa ju ka dhënë dy mundësi zgjedhje ndjekëseve, balada ose këngë super ritmike. Pjesa më e madhe e fansave kanë zgjedhur mundësinë e dytë dhe në fakt Enca ka treguar se nuk do të ketë më balada këtej e tutje.

“Po ju ngacmoja se për ca kohë të mira nuk do ketë më këngë të trishta\balada… vetëm këngë ritmike, sexy, fuqizuese”, ka shkruar ajo, duke treguar se do t’i kthehet sërish stilit të vjetër.

disa ditë më parë, fansat e saj ngritën aludime se Enca mund të vijë së shpejti me një bashkëpunim me Ardian Bujupin. Në fakt ishte vetë Enca ajo që pyeti ndjekësit gjatë një videoje live “Si mendoni për një bashkëpunim mes nesh?”. Kaq mjaftoi dhe fansat e tyre nisën menjëherë nga komentet, duke u shprehur shumë të kënaqur nëse dy këngëtarët do të vinin vërtetë me një bashkëpunim.

/revista.one/