Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj publikojnë këngën “Më e mira”

Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj publikojnë këngën “Më e mira”

June 17, 2022 0

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj po vijnë me një bashkëpunim të parë.

Dyshja prej ditësh kanë ngacmuar fansat për një këngë të re dhe pritjes i ka ardhur fundi, pasi ata kanë zbuluar kohën e publikimit të këtij projekti.

Përmes llogarive përkatëse në Instagram, Ermali dhe Romeo kanë njoftuar se kënga mban titullin “Më e mira” dhe do të lansohet të shtunën (18 qershor).

“Më e mira, nesër në ora 19:00, me më të mirin Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që kënga do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa producent i saj është kantautori, Elgit Doda.

Romeo dhe vëllai tij, Donaldi krahas karrierave si aktor dhe prezantues së fundmi janë fokusuar edhe në muzikë dhe tashmë numërojnë disa këngë. revista.one/