Ermal Fejzullahu “thumbon” hapur politikanët

Ermal Fejzullahu “thumbon” hapur politikanët

February 26, 2021 0

Ermal Fejzullahu është një ndër personat i cili flet pa dorashka dhe herë pas here tregohet mjaft i hapur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai zhvilloi një bisede virtuale me fansat e tij, ku u dha atyre mundësinë që ti bëjnë pyetje në InstaStory, disa prej të cilave ka zgjedhur që t’u përgjigjet publikisht.

Kur një ndër ndjekësit e tij e pyet këngëtarin: “Pse nuk ngrihet tani në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”?

Përgjigja e Ermalit ishte epike, pasi u përgjigj në mënyrë të prerë duke thumbuar politikanët, të cilët në fushatë elektorale mblodhën aq shumë njerëz.

“Kur është në pyetje pushteti, harrohet shëndeti”– përgjigjet ai. /Revista.one/