Ermal Mamaqi zbulon titullin e filmit serial që po përgatit

Ermal Mamaqi zbulon titullin e filmit serial që po përgatit

May 6, 2021 0

Seriali i Ermal Mamaqit do të mbajë titullin “H.O.T”. Ky është akronim dhe domethëninen e këtij emri autori do e zbulojë më vonë. Ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran në vjeshtë.

Në serial do të marrin pjesë disa aktorë. Mamaqi theksoi se Vokshi do të jetë “një nga ata”.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij. Po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar sjenarin njërës prej bashkëpuntoreve të tij, Klaudia Brahimajt, si dhe Bjordi Mezinit.

Producenti ka zbuluar pak kohë më parë, gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për  Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

revista.one/