Ermal Meta ndez “Air Albania” me muzikë italiane dhe shqiptare

Ermal Meta ndez “Air Albania” me muzikë italiane dhe shqiptare

September 18, 2021 0

Këngëtari Ermal Meta ka performuar për publikun shqiptar mbrëmë në koncertin që u mbajt në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Koncerti është hapur nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila me zërin e saj potent di “të bëjë për vete” publikun.

Fillimisht Meta ka kënduar disa këngë italiane për ta mbyllur më pas koncertin me këngë në gjuhën shqipe.

Muzika e Ermal Metës dhe bandës së tij u shijua mjaft mirë nga prania e njerëzve në ambientet e stadiumit.  

Ndërkohë gjatë paradites së djeshme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i ka dhuruar atij edhe librin me piktura. Tirana ishte stacioni i parë i koncerteve të Ermal Metës që do të vijojnë në Itali.

revista.one/