Ermal Meta vendos datën e koncertit, në shtator në Air Albania

Ermal Meta vendos datën e koncertit, në shtator në Air Albania

August 20, 2021 0

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.

https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

revista.one/