“Është vetëm për një natë”, Bora kundër Samiut për komentin ndaj Adës
March 16, 2022Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, është transmetuar takimi i Efit dhe Samiut. Takimi mes tyre ishte shumë i ngrohtë me fjalë të ëmbla dhe përqafime, por një koment i Samiut që bëri për Adën, nuk u pëlqye nga Efi dhe konkurrentët në studio.
Ajo më tërheq seksualisht. Them sikur ta kem për një ose dy netë, jo për ta marrë në shtëpi”, u shpreh Samiu.
Ada sigurisht që nuk e priti mirë këtë gjë, duke u shprehur e ofenduar dhe duke thënë se ai i rri mbrapa si kalama.
“Është gjithë kohës mbrapa meje si kalama i vogël. Kemi edhe shumë story bashkë. Ai ëndërron shumë, por nuk ka shanse me mua. Mëso të shprehesh se është shumë e shëmtuar”, tha Ada.
Përveç Adës, reagoi gjithashtu edhe vetë moderatorja e programit, Bora Zemani e cila tha se këto komente ndaj një vajze janë shumë të shëmtuara.
Efi nga ana tjetër u shpreh që nuk i kishte pëlqyer kjo formë komunikimi nga Samiu dhe se kishte folur me të për këtë pjesë.
Pas kritikave që mori në studio, Samiu tha se e ka artikuluar keq dhe se mosnjohja e mirë e gjuhës Shqipe nuk e lë të shprehet mirë.
Ai u shpreh që nuk ka dashur ta ofendojë Adën dhe i kërkon falje konkurrentes. revista.one/