European Open, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në Sarajevë

European Open, xhudistja jonë fiton medaljen e artë në Sarajevë

February 13, 2022 0

Loriana Kuka, xhudistja e Kosovës fitoi medaljen e artë në European Open në Sarajevë. Kuka, e cila merr pjesë në kategorinë -78 kilogramë, e ka mposhtur në finale italianen Linda Politi.

Ky është suksesi i radhës nga xhudistet e Kosovës, ku së fundmi edhe Distria Krasniqi ka arritur të fitojë një medalje në Grand Slam të Parisit.

Xhudistet nga Kosova janë duke shënuar suksese të mëdha nëpër kampionate të ndryshme të xhudos.

Rikujtojmë se Loriana Kuka ka fituar gjithashtu edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë në vitin 2020.

Ajo këtë sukses e ka shënuar duke mposhtur italianen Giorgia Stangherlin në kategorinë 78 kilogramë.

revista.one/