Evi Reçi dhe Kledi Hysa çifti i bukur në “Netët e klipit shqiptar”

Evi Reçi dhe Kledi Hysa çifti i bukur në “Netët e klipit shqiptar”

May 28, 2022 0

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Kledi Hysaj dhe këngëtarja Evi Reçi kanë bërë shfaqjen e tyre të parë publike.

Gjatë mbrëmjes së djeshmr në “Netët e Klipit Shqiptar” ka qenë Kledi ai që i dhuroi Evit çmimin për klipin më të mirë të muzikës qytetare, me klipin “Mangava Tut”.

Ajo që ra në sy më së shumti ishin komentet që mikja e ngushtë e këngëtares dhe njëkohësisht moderatorja e spektaklit, Arjola Shehu tha kur Evi po ngjitej në skenë.

“E bukur si gjithnjë Evi, megjithëse komplimentat për Evin duhet ti bësh ti Kledi”, tha Arjola teksa çifti u shfaq duke u përqafuar në skenë.

Kujtojmë se aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë ardhur kur ata publikuan foto të ndryshme në Instagram, por në vende të njëjta. revista.one/