Familja e Meriton Mjekiqit pranon lidhjen me Ilnisa Agollin

Familja e Meriton Mjekiqit pranon lidhjen me Ilnisa Agollin

May 1, 2024 0

Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi u surprizua nga Ilnisa Agolli në shtëpinë  e “Big Brother VIP”.

Gazetarja i tha banorit se e ka marrë malli shumë për të, teksa duke qeshur e porositi moderatorin që mos të kthehet në shtëpi pa fitoren.

Ndonëse deri tani është vënë re se familja e Meritonit nuk e ka mbështetur lidhjen e tij me Ilnisën, mesa duket kjo gjë ka ndryshuar.

Në faqen zyrtare të Meritonit, e cila menaxhohet nga familjarët e tij, ditën e sotme është postuar videoja e takimit të mbrëmjes së djeshme të çiftit.

Mesa duket me këtë veprim familja e moderatorit kanë treguar se e kanë pranuar romancën e çiftit.

Pas ndarjes së pakëndshme nga loja, si pasojë e eliminimit të saj nga “Big Brother VIP Albania 3” disa javë më parë, Ilnisa është rikthyer për të takuar sërish Meritonin.

Takimi emocionues ka qenë një skenë e mbushur me ndjenja, ku çifti nuk ka arritur t’i mbajë dot lotët. Ndërsa të dy ishin të prekur thellësisht nga rikthimi, ka qenë Ilnisa ajo që ka emocionuar më shumë publikun. Vargjet e saj dhe dedikimi i ndjerë për Meritonin kanë dhuruar një moment të paharrueshëm dhe kanë treguar thellësinë e ndjenjave të tyre.

Takimi i tyre është pritur me duartrokitje nga banorët e tjerë. Ky rikthim i Ilnisës në “Big Brother VIP Albania” jo vetëm që ka rikonfirmuar lidhjen emocionale mes të dyve, por edhe ka dëshmuar se ndjenjat e krijuara brenda shtëpisë vazhdojnë të jetojnë edhe jashtë saj.

revista.one/