Familjet shqiptare në nevojë që u bënë me shtëpi falë reperit Noizy
March 26, 2022Në bashkëpunim me nisëm “Për njerëzit në nevojë”, Noizy ka arritur të ndihmojë disa familje në nevojë.
Këtë lajm e dha vet shoqata humanitare duke njoftuar se me babain e reperit ata ishin në Kukës ku u ndihmuan dy familje. Njërës familje iu siguruan të ardhura për dy vjet ndërkaq për familjen tjetër nisi puna për restaurimin e shtëpisë së tyre.
Gjithashtu, nga ky bashkëpunim edhe një familje tjetër në Durrës u ndihmua. Kjo familje shumë shpejt do të akomodohet në një shtëpi të re.
Ndërkaq, reperi bëri të ditur se puna për të ndihmuar edhe familje tjera do të vazhdojë. revista.one/