(VIDEO) Në rrezik djali i Michael Schumacher, aksident i rëndë në pistën e Arabisë Saudite

(VIDEO) Në rrezik djali i Michael Schumacher, aksident i rëndë në pistën e Arabisë Saudite

March 26, 2022 0

Momente paniku në pistën e Jeddah, ku po zhvillohen provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite. Makina Haas e pilotit gjerman Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë sesionit të dytë, duke u përplasur me muret mbrojtëse.

Aksidenti ishte i fortë, pasi makina u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse, duke detyruar komisarët e garës të nxjerrin flamurin e kuq dhe ndërprerë provat zyrtare.

Ankth, pasi ende nuk ka informacion për pilotin e ri gjerman. Në pistë u futt edhe një ambulancë. Makina e Schumacher është shkatërruar shumë, ndërkohë që ankthi për gjendjen e pilotit të Haas është i madh. revista.one/