Fansi i propozon  në mes të koncertit, Xhensila Myrtezaj i tregon…

Fansi i propozon në mes të koncertit, Xhensila Myrtezaj i tregon…

July 19, 2022 0

Xhensila Myrtezajt i ka ndodhur një ngjarje jo edhe aq e zakonshme e cila u bë virale në rrjete sociale.

Në bazë të një videoje të hedhur në Instagram, shihet një fans që i ka propozuar yllit në mes të koncertit.

29-vjeçarja u duk se e mori me shumë sportivitet, ndlrsa i tregoi unazën në gisht dhe i tha se është e martuar.

Krijuesja e hitit “Panorama” më pas kërkoi që të ndalej dhe vazhdoi në anën tjetër me performancë.

Kujtojmë se Xhensila është e martuar prej disa vitesh me aktorin dhe këngëtarin, Bes Kallaku.

Çifti kanë bashkë një vajzë të quajtur, Ajka. 

Në një intervistë të ditëve të fundit këngptarja foli edhë për raportet familjare.

“Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha Xhensila në “A live night”.

revista.one/