Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë televotimi

Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë televotimi

April 2, 2024 0

Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku.

Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës”-tha moderatori Ledjon Liço.

Faleminderit për mëshirën që i ngelet në dorë publikut kush do të vazhdojë. Unë do doja të vazhdoja. Doja t’i thoja mamit që jam mirë”-tha Egla.

Të tre ju keni qenë personazhe shumë të rëndësishëm të këtij edicioni dhe me keqardhje do më duhet të pres njërin prej jush në studio. Këtë rast shfrytëzojeni për t’i dhënë një shansin njeri tjetrit”-tha Ledjoni.

Ledjoni njoftoi po ashtu se nëse banorët e tjerë do të komunikojnë me dhomën e bardhë, do të kalojë në nominim.

Ilnisa dhe Meritoni të cilët u përjashtuan nga gara, kanë një mundësi të dytë.

Ata u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te Dhoma e Bardhë e Big Brother dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë.

Teksa shkuan te Dhoma e Bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh.

Në përmbajtjen e zarfit të zi të mbërritur mesditën e sotme në shtëpi thuhej se pas analizimit të veprimeve të pahijshme të dy banorëve, është vendosur skualifikimi i tyre.

Ilnisa dhe Meriton, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sjelljen e pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë nga brenda shtëpisë.

Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit ka vendosur që të dy ju të skualifikoheni nga gara”- thuhet në përmbajtjen e zarfit të zi.

“Në këto çaste do të doja të përshëndeteshit me banorët, Vëllai i Madh do të kujdeset për sendet tuaja personale. Ju pres të dyve në studio”- tha Ledioni.