Fejohet ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Në gusht kemi…

Fejohet ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Në gusht kemi…

June 13, 2022 0

Melik Balkici një nga ish-konkurrentët e “Përputhen” nuk arriti ta gjente dashurinë në program por si duket tanimë e ka gjetur dashurinë e jetës. Meliku tha se me të dashurën njiheshin para se ai të bëhej pjesë e programit por mes tyre kishte vetëm miqësi. Ndërsa për identitetin e vajzës ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur duke shtuar se ajo preferon të qëndrojë larg famës.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përptuhen por kemi pasur raporte miqësore.

Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë.”- tha Meliku për “Shqipëria Live.

Sa i përket planeve të fejesës, Meliku tha se do të fejohet në muajin gusht.

Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejësë të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë.”- tha ai.

E ndërsa për takimet me Laureta Zybën, ai tha se është i penduar që ka dalë me të.

“Ishte një e kaluar dhe ashtu mbetet, ne shohim jetën tonë. Nëse do kthehesha pas nuk do të dilja me Lauretën.”- tha Meliku