“Fermat” e Bitcoin në Shqipëri/ Harxhojnë shumë energji, ndaj e vjedhin dhe zbulohen

“Fermat” e Bitcoin në Shqipëri/ Harxhojnë shumë energji, ndaj e vjedhin dhe zbulohen

October 25, 2021 0

“Fermat” apo laboratorët me pajisje kompjuterike për Bitcoin janë përhapur shumë edhe në vendin tonë. Kadri Manaj, ekspert në fushën e IT shprehet për TCH se ka pasur një interes në rritje për tu përfshirë në këtë proces për shkak të përfitimeve.

Një platformë që asiston këto “ferma” regjistron mbi 2 mijë përdorues.

“Ka një rritje interesi me 300% nga një vit më parë për shkak të rritjes së çmimit të kriptomonedhave dhe sigurisht kjo sjell më shumë para edhe për minuesit. Në platformë ndodhen mbi 2300 përdorues të regjistruar, shumica nga Kosova dhe Shqipëria”.

Pas fermave qëndrojnë të ashtëquajturit “Minues” që nëpërmjet kartave grafike, linjës së energjisë dhe programeve softuerike funksionojnë si banka digjitale të pavarura. Ata fitojnë para për verifikimin e çdo transaksioni që bëhet me kriptomonedha, ndërsa aktiviteti është i ligjshëm në Shqipëri.

“Është vjedhja e energjisë elektrike ajo që e bën të paligjshëm aktivitetin, ndërsa mining është i lejuar në vendin tonë. Në Shqipëri ka shumë biznese të njohura të cilat paguajnë taksa për këtë gjë dhe e bëjnë në mënyrë të ligjshme”, shpjegon eksperti.

Sipas faqes së njohur “Statista , Europa është kthyer në vatrën kryesore për të gjithë individët që merren me këtë biznes, që prej ndalimit total nga ana e Kinës, e cila kishte rreth 78% të gjithë minuesve në botë.

Por, revista. one u i nteresua pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe rezultoi se akoma nuk është licenuar ndonjë subjekt për aktivitet i tillë në Shqipëri.

Përgjigjet e AMF

1-  çfarë faze është përgatitja e rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore  zbatim  ligjit?

Në fillim të muajit shtator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nxori për konsultim publik setin e parë të projektrregulloreve nëzbatim të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet Financiare të bazuara nëteknologjinë e regjistrave të shpërndarë”. Aktet janë hartuarmbështetur në projektrregulloren nr. 648/2012 të Parlamentit dheKëshillit Europian “On Markets in Crypto-assets, and amending Directive (EU) 2019/1937”.  Dokumentet e publikuara përkonsultim publik janë Projektrregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnëveprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, Projektrregullorja “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”, si edhe disa ndryshime të Rregullores nr.17, datë 21.03.2007, “Për mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave të subjekteve tëlicencuara, autorizuara dhe miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”. AMF po vijon punën për hartimin, nxjerrjen për konsultim publik dhe miratimin e pjesës vijuese tëakteve nënligjore.

2- Kur pritet  jetë i mundur licencimi i subjekteve përshërbimet  parashikon ligji?

Licencimi i subjekteve do të jetë i mundur pas hyrjes në fuqi tëakteve nënligjore përkatëse, të cilat rregullojnë procedurat e licencimit për veprimtaritë e rregulluara sipas Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave tëshpërndarë”.  

3- Keni pasur deri tani interes nga subjekte  interesuarapër t’u licencuar?

Deri tani, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk kambërritur asnjë kërkesë për licencim në bazë të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

4- A mund   aplikohet për këto licenca aktualisht?

Aktualisht autoritetet përgjegjëse të përcaktuara në Ligjin nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” janë në fazën e plotësimit të kuadritrregullator, përmes hartimit të akteve nënligjore në zbatim tëkëtij ligji, ku përfshihen edhe dispozitat përkatëse, të cilatparashikojnë procedurat e licencimit të subjekteve të përcaktuaranë ligj. 

5- A mund  aplikohet për dy apo  shumë licenca nga i njëjti subjekt dhe për cilat prej tyre?

Ligji 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinëe regjistrave të shpërndarë” në nenin 15 të tij parashikon se:

1. Titullari i një licence ushtron veprimtarinë e tij vetëm brendakushteve dhe fushës së veprimtarisë, për të cilën është lëshuarkjo licencë.

2. Në rastet kur titullari i licencës kërkon të ushtrojë njëveprimtari tjetër, për të cilën

nevojitet një licencë e re, ai duhet të aplikojë dhe t’u nënshtrohetprocedurave dhe kritereve për licencim, sipas përcaktimeve tëkëtij ligji dhe/ose legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

3. Në rast se titullari i licencës ekzistuese konstaton se ushtrimi i veprimtarisë së re e vë

atë në kushtet e konfliktit të interesit me veprimtarinëekzistuese, përpara aplikimit për

licencën e re, merr masat e nevojshme për shmangien bindshëmtë konfliktit të interesit dhe informon autoritetin përgjegjës përmasat e marra prej tij.

4. Në rast se prezenca e konfliktit të interesit konstatohet ngaautoritetet përgjegjëse gjatë shqyrtimit të kërkesës për aplikim, këto autoritete e kthejnë aplikimin pa veprim te kërkuesi, duke e orientuar atë pёr mënyrën e shmangies së konfliktit të interesit. Kërkuesi mund ta ridërgojë kërkesën për aplikim pranëautoritetit përgjegjës, pas plotësimit të kërkesave të këtij tëfundit. Kjo kërkesë konsiderohet si një kërkesë e re.

Gjithashtu, neni 30, 52, dhe neni 64 i ligjit përcaktojnë se:

Neni 30

Konflikti i interesit i Agjentit TD

1. Për çdo aplikim për licencë, e cila duhet dorëzuar nëpërmjetagjentit TD në emër dhe për llogari të subjektit kërkues, agjentiTD duhet t’i bashkëlidhë aplikimit përkatës edhe njëvetëdeklarim të tijin, ku shprehet se ky i fundit është i pavarurnga subjekti kërkues dhe nuk është në kushtet e konfliktit tëinteresit me të. 

2. Agjenti TD duhet të vijojë të mbetet i pavarur dhe të mos jetënë kushtet e konfliktit të interesit me titullarin e licencës edhepas licencimit të këtij të fundit. Për këtë arsye, vetëdeklarimi i lartpërmendur duhet të vijojë t’i bashkëlidhet edhe deklaratësvjetore të përputhshmërisë së titullarit të licencës.

Neni 52

Konflikti i interesit i Bursës DLT

Për çdo token digjital/monedhë virtuale që do të listohet në njëbursë DLT, kjo e fundit duhet të deklarojë se është e pavarur ngaemetuesi i tokenëve digjitalë/monedhave virtuale dhe se nukështë në kushtet e konfliktit të interesit me emetuesin në fjalëdhe/ose me STO-në ose ICO-n përkatëse. Ky vetëdeklarimduhet t’i bashkëlidhet aplikimit për licencim dhe deklaratësvjetore të përputhshmërisë në vijim.

Neni 64

Konflikti i interesave të Ofruesve të Shërbimeve Inovative

1. Për çdo kërkesë të lidhur me certifikimin e marrëveshjeve tëteknologjisë inovative, ofruesi i shërbimeve inovative duhet t’ibashkëlidhë kërkesës përkatëse edhe një vetëdeklarim të tijin, kushprehet se ky i fundit është i pavarur nga subjekti kërkues dhenuk është në kushtet e konfliktit të interesit me të ose me marrëveshjen e teknologjisë inovative përkatëse. 

2. Ofruesi i shërbimeve inovative duhet të vijojë të mbetet i pavarur dhe të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit me subjektin e certifikuar edhe pas marrjes së certifikimit nga ky i fundit. Për këtë arsye, vetëdeklarimi i mësipërm duhet të vijojët’i bashkëlidhet edhe deklaratës vjetore të përputhshmërisë sëtitullarit të licencës.

6- A do  ketë kufizime  numrin e licencave  do jepen?

Neni 59, pika 4, i ligjit parashikon se “Duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe deri në mbarimin e muajit të 12-të, autoritetet përgjegjëse kufizojnë dhënien e bursës DLT me licencë “C”, me qëllim monitorimin e veprimtarisë së titullarëvetë licencës për periudhën fillestare”.  

7- Si mendohet  zhvillohet tregu i crypto monedhave vendin tonë?

Rregullimi ligjor i këtij ekosistemi inovativ përmes ligjit66/2020 i pajis autoritetet përgjegjëse me mjetet kryesorerregullatore për të siguruar një zhvillim të kujdesshëm të këtyretregjeve. Kjo synohet të arrihet përmes krijimit të një mjedisi tëqartë dhe të sigurt rregullator, ku subjektet që do të operojnë do të jenë verifikuar paraprakisht në lidhje me aspektet financiare, teknologjike, parandalimit të pastrimit të parave, përputhshmërisë dhe verifikimit të aftësisë e përshtatshmërisë sëpersonave të përfshirë në këto subjekte.    

revista.one/