Fest61 i RTSH/ Dhurata dhe Elvana do të na përfaqësojnë në “Eurovision”? 

Fest61 i RTSH/ Dhurata dhe Elvana do të na përfaqësojnë në “Eurovision”? 

October 7, 2022 0

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sollën këngën “Gajde”, e cila i fitoi menjëherë zemrat e publikut. Mirëpo së fundmi po përflitet se dyshja e suksesshme janë bërë bashkë, këtë herë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Eurovision Kosovo” në Instagram, e cila ndër të tjera shpjegon se jozyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e “Festivalit të Këngës” të zgjidhet edhe përmes televotimit.

Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj.

revista.one/