Festivali i DJ të njohur botëror mbledh mijëra të rinj tek Rana e Hedhun

Festivali i DJ të njohur botëror mbledh mijëra të rinj tek Rana e Hedhun

September 26, 2021 0

Nga data 23 deri më 26 shtator, Epizode Festival mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës duke i sjellë pikërisht në vendin ekzotik, Rana e Hedhun.

Gjatë këtyre ditëve kanë performuar rreth 50 DJ të njohur botëror, duke sjellë një tjetër atmosferë në zonë. Një nga organizatorët e festivalit tregoi më shumë rreth atmosferës dhe qëllimit të këtij aktiviteti.

Gjithshtu nuk kanë munguar dhe pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme të Europës.

Policia e Lezhës, gjatë këtyre ditëve ka patur në qendër të vëmendjes këtë festival dhe ka shtuar kontrollet në hyrje të tij.

revista.one/