Fifi dhe Graniti i rrëfejnë njëri tjetrit dashuritë që kanë pasur jashtë Big Brother VIP

Fifi dhe Graniti i rrëfejnë njëri tjetrit dashuritë që kanë pasur jashtë Big Brother VIP

November 5, 2021 0

Ç’po ndodh? Erdhi hakmarrja e Fifit ndaj Granitit në Big Brother VIP. Fifi ka hapur zemrën për Granitin duke rrëfyer se dashuron dikë jashtë dhe i ka kërkuar këshilla konkurrentit.

“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”

“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë.”- e ka këshilluar Graniti.

Pak kohë më parë, Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

“I thashë që e dua shumë si person, por s’mund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.

Për më tepër, Graniti i ka treguar Fifit dhe banorëve për lidhjen e tij të fundit të dashurisë, që duket se i ka lënë gjurmë të mëdha.

Mbrëmjen e djeshme ai i ka rrëfyer këngëtares, Fifi për njohjen dhe gjithë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.

“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”, tha ai.

Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë.

“Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, tregoi ai.

Sipas Granitit , koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.

revista.one/