Merr flakë makina në aksin Levan-Vlorë/ Pamjet e “Benz”-it të shkrumbuar (VIDEO)

Merr flakë makina në aksin Levan-Vlorë/ Pamjet e “Benz”-it të shkrumbuar (VIDEO)

November 5, 2021 0

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Levan-Vlorë. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sipas policisë.