Fifi publikon fotografinë e parë zyrtare me Adisin si çift

Fifi publikon fotografinë e parë zyrtare me Adisin si çift

February 9, 2022 0

Fifi vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të përbashkët të saj dhe Adisit në veturë.

Ata mund të shihen të veshur me shumë stil teksa pozojnë së bashku, ndërkohë që këngëtarja e hitit “Marova” bën me gishta simbolin e paqes.

Gjërat janë serioze mes të dyve, këtë duket se e vërtetoi edhe vet kantautorja me prejardhje nga Kosova.

Fillimisht këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi dhe Adis Patushi janë parë duke u puthur publikisht në një nga koncertet e Fifit, me çka edhe kanë konfirmuar lidhjen.

“Paqe dhe dashuri”, shkroi Fifi në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është shoqëruar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

revista.one/