Fifi thumbon ish-të dashurin përmes postimeve të fundit

Fifi thumbon ish-të dashurin përmes postimeve të fundit

June 29, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ishte përfolur kohë më parë për një lidhje të mundshme me një djalë të quajtur Xhulio.

Ai dikur ishte i vetmi person që ajo ndiqte në Instagram dhe kështu lindën dyshimet se mes dyshes kishte diçka më shumë se miqësi.

Por çfarëdo që të ketë qenë, duket se nuk është më – pasi dyshja tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, dhe Xhulio thuhet se është duke krijuar një familje tjetër.

Fifi në anën tjetër ka hedhur “thumba” ndaj dikujt në një përgjigje të dhënë në InstaStory, duke lënë të kuptohet për fansat se është fjala për ish-të dashurin.

“A mbahet lidhja në distancë?”, ishte pyetja e një prej ndjekësve, së cilës ajo iu përgjigj: “Ah jo…nuk mbahet valla. Se po rrejshin po të këputëshin”.

Për koiçidencë, kjo mund të lidhet edhe me faktin se flitej që Fifi dhe i dashuri i saj po e mbanin lidhjen nga distanca.

Ndërsa një tjetër e kishte pyetur artisten, duke shkruar: “Nëse të rastis prapë me dashtë fort dikënd që ndoshta s’ka me të dashtë, a do vazhdoje ta doje?”.

“Më ka pas rastisur ta dua dikë, lejë që s’më ka dashur po as respekti nuk kishte pasur për mua! Kështu që përgjigjen a do e doje s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë, por të paktën jam munduar mos me e fikë butonin e shpresës. Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. E unë jam momentalisht në mesin e njerëzve qe dua”, ka shkruar këngëtarja në përgjigjen e saj.