Filmi i tij arrin sukses në Netflix/ Producenti Blerim Ramosaj në Hollywood për projektin e ri

Filmi i tij arrin sukses në Netflix/ Producenti Blerim Ramosaj në Hollywood për projektin e ri

April 13, 2024 0

Producenti i njohur i filmit , “Grace and Grit”, Blerim Ramosaj së bashku me drejtorin e filmit, Sebastian Siegel, dhe bashkëproducentin Isa Jonay, kanë vizituar Amerikën.

Ata atje kanë takuar disa nga aktorët më të njohur të Hollywood-it për të realizuar projektin e tyre të radhës. Ramosaj ka përcaktuar një listë të seleksionuar të aktorëve që do të donin të bashkoheshin në projektin e tij të radhës, raporton Gazetaprojekti.com.

Ramosaj ka takur yjet si Dolph Lundgren, David Permut, Calesta Hodge, Billy Zane. Për Ramosajn takimi me një ikonë të Hollywoodit, James Hyde, ishte një eksperincë e jashtëzakonshme.

Pas kësaj, Ramosaj  u takua edhe me Patris Jackson, një tjetër figurë e respektuar në botën e showbizit botëror.

Filmi “Grace and Grit” i producentit Ramosaj është duke korrur sukses të jashtzakonshëm në NETFLIX.

revista.one/