Fituesi i BBV1 Ilir Shaqiri futet në reality-shown e Italisë 

Fituesi i BBV1 Ilir Shaqiri futet në reality-shown e Italisë 

March 20, 2023 0

Ish-fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri do të marrë sërish pjesë në një tjetër reality show të madh. Balerini ka treguar se do jetë pjesë e “Isola de famosi”.

Teksa ishte i ftuar në “Më prit në fundjavë”, Iliri u shpreh se do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kujtojmë se koreografi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” pasi kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpinë e famshme.