Fjolla dërgon foto të reja nga Maldive, shfaqet provokuese
March 26, 2021Dënimi me burg nga gjykata e Kukësit, nuk e ka shqetësuar Fjolla Morinën, e cila po shijon muajin e mjaltit në arrati. Këngëtarja vazhdon pushimet në Maldive.
Së fundmi, këngëtarja ka sjell për ndjekësit e saj në Facebook dhe Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në bikini.
Ajo ka pozuar me një palë bikini neoni njëpjesëshe, teksa ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive në këto poza.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Syla, Fjolla po e shijon në një nga vendet më luksoze të botës muajin e saj të mjaltit.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, dhe si rrjedhojë nuk kanë si të mungojnë edhe imazhet nga këto pushime luksoze.
/revista.one/