Fjolla Morina flet nga arratia për herë të parë pasi u kap me armë
March 22, 2021Fjolla Morina ka qenë e ftuar së bashku me bashkëshortin e saj në emisionin “n’Kosovë Show” ku ka treguar për herë të parë publikisht se arma që u gjet nga çantën e saj ka qenë e një mikut të saj që nuk jeton më.
“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi. Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar“, tregoi Fjolla.
“E di që nuk ka qenë dhe e lehtë dhe për prokurorët, gjykatësit, e rëndë sepse dhe ligji është më ndryshe në Shqipëri. E kuptoj çdo gjendje sepse nuk kanë mundur me vendos. Për mua dhe pse jam fytyrë publike është dasht me respektu rregullat.” u shpreh Fjolla.
Dhe mediat më kanë bërë dëm, dhe ata kanë rënë në pozitë të keqe, kanë punën e vet. Ligji është ligj, duhet me u zbatu. Ka qenë gabimi jem. Nuk them se ka qenë e mirë që e kam bërë, dhe vetë nuk ia fal vetes se pse nuk i kam kontrolluar çantat.“, u shpreh Fjolla.
Në fillim të muajit mars trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Fjolla Morina ka qenë në qëndër të vëmendjes gjithë këto kohë pasi u arrestua pak muaj më parë nga policia. Sw fundmi dasma me Fisnik Sylën në Maldive, si dhe një shtatëzani të mundshme e saj, u bënë mjaft të bujshme në rrjet.