Fjolla Morina publikon fotografi me të bijën nga Dubai: Në fund të botës me gjithë botën time

Fjolla Morina publikon fotografi me të bijën nga Dubai: Në fund të botës me gjithë botën time

November 8, 2021 0

Artistja shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.

Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh e vetme me fëmijët, vazhdon të shfaq publikisht dashurinë ndaj tyre.

Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja ku shfaqet me vajzën e vogël, Alayah.

Këto imazhe të 35-vjeçares duket të jenë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.

“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar ajo referuar të bijës.

Nuk dihet nëse Morina është duke kaluar ca kohë në Dubai, apo nëse këto janë bërë më herët.

Sidoqoftë, ajo këtë kohë pas lirimit nga paraburgimi ka qenë duke u komentuar për një ndarje me të dashurin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla. revista.one/