Fjoralba Ponari do të prezantojë sërish në “Portokalli”,  moderatorja tregon dy projektet që po merr pjesë

Fjoralba Ponari do të prezantojë sërish në “Portokalli”, moderatorja tregon dy projektet që po merr pjesë

August 28, 2021 0

Përmes një interviste virtuale me ndjekësit e saj, Fjoralba Ponari ka zbuluar së fundmi se ajo do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë”.

“Me çfarë projekti je duke punuar për momentin?”, e ka pyetur dikush nga fansat moderatoren..

Dhe Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.

Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është përgjigjur Ponari.

Para pak ditësh Luana Vjollca i bëri të gjithë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo mund të drejtojë spektaklin “Portokalli” në sezonin e ri televiziv. Ajo publikoi në Instagram disa foto të saj veshur me një kanatjere portokalli dhe përkrah shkroi: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Menjëherë pas këtij postimi nisën komentet nga miq të saj dhe fansa. Ajo që ra në sy ishte fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.

Gjithsesi, Fjoralba e ka davaritur këtë thashethemnajë.

revista.one/