“Flakë le të kallet…”, Dhurata Dora me Azet dhe Zuna, këngë për tifozët e futbollit

“Flakë le të kallet…”, Dhurata Dora me Azet dhe Zuna, këngë për tifozët e futbollit

August 5, 2022 0

Dhurata Dora dhe reperët Azet dhe Zuna bashkohen në një trio muzikore.

Treshja kanë publikuar këngën me titullin “Oeo” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur Azet, Zuna dhe Bim Bimma, ndërsa për miksimin dhe masterizimin Sir Jai.

Producent ekzekutiv i projektit është Jetmir Agaj, ndërkaq realizimi i videoklipit iu besua Fati.tv.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

revista.one/