Fluturon droni i parë mbi shtëpinë e Big Brother: ‘Shqipëria dhe Kosova është me ty’/ Ja për kë ishte mesazhi
January 17, 2024Vitet e kaluara numri i dronëve që kalonin në shtëpinë e Big Brother VIP me mesazhe për banorët ka qenë i madh, aq sa në një moment produksioni mori vendimin për t’i ndaluar. E ndërsa edicioni i tretë sapo ka nisur, kanë nisur edhe dronët. I pari ka mbërritur në shtëpi sot, me një mesazh për Meriton Mjekiqin.
“Gjigant, Shqipëria dhe Kosova është me ty!” -shkruhej në mesazhin për gazetarin nga Kosova.
Meritoni ndodhej në oborr në momentin e kalimit të dronit mbi shtëpi dhe u përkul në shenjë falenderimi.
revista.one/