Zarfi i kuq largon Drini Zeqon nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, reagimi i moderatorit

Zarfi i kuq largon Drini Zeqon nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, reagimi i moderatorit

January 17, 2024 0

Moderatori Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, duke ndërprerë rrugëtimin në mes për shkak të një urgjence familjare.

Në shtëpinë e BBV ka mbërritur në zarf i kuq, i cili u ka sqaruar banorëve arsyen e largimit të moderatorit.

“Për shkak të një urgjence familjare Drinit i është dashur të lërë Shtëpinë. Atij është shumë mirënjohës për të gjithë kohën që ka kaluar me ju dhe ju uron sukses për të gjithë rrugëtimin tuaj në vazhdim.

 Me largimin e Drinit, i cili ishte edhe lideri i Shtëpisë këtë javë ju duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votimin tuaj përfshihen edhe banorët e rinj të Shtëpisë. Vëllai i Madh dëshiron t’i kujtojë publikut se televotimi i hapur mbrëmë gjatë spektaklit qëndron prandaj ju mund të votoni të preferuarin tuaj”- thuhet në zarfin me instruksione të Vëllait të Madh të lexuar nga Juli.

Largimi i papritur i moderatorit Drini Zeqo nga shtëpia e Big Brother VIP 3 ka trishtuar të gjithë banorët e këtij formati, madje ka pasur edhe nga ata që kanë lotuar.

Pasi Juli përfundoi së lexuari zarfin e Vëllait të Madh, një pjesë e tyre e kanë cilësuar të pabesueshme duke shprehur dëshirën që ai të kthehet prapë, disa i kanë uruar që gjithçka të shkojë mirë për të dhe familjen e tij, ndërkohë Ilnisa ka shpërthyer në lot duke thënë se “ai ishte shoku im më i mirë”.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Unë tani e lexova edhe vetë, nuk e dija këtë gjë.

Roza: Mbase edhe kthehet?!

Sara: Joo, u largua me të vërtetë…

Juli: Nuk e di arsyen. Këtu thotë thjesht që “Drini ju uron suksese në vazhdim”.

Romeo: Sa gjynah o plak…

Roza: Drini ishte një element shumë shumë i veçantë në mozaikun e Big Brother. Ishte një gur i pazëvendësueshëm.

Romeo: Sa gjynah o plak, sa gjynah o plak…

Gabrieli: Hajde ishalla ka e diçka kalimtare.

Roza: Edhe sot i thash që me karakterin dhe sjelljen që ka të frymëzojë brezat në të ardhmen sepse xhentilesa dhe xhentëllmenllëku i tij është për t’u marrë shembull.

Gazi: Ishalla kthehet Drini…

Roza: Kush e di, do t’i ketë ndonjë familjar rast urgjence.

Dea: Po t’i pse prekesh kaq kollaj, forca bëhu e fortë.

Ilnisa duke qarë: Drini ishte shoku im.

Alfio: Ne kemi dy orë që themi ‘ku është Drini, ku është Drini’.

Reagimi i çuditshëm i moderatorit

Ai ka bërë një postim në InstaStory, ku iu ka treguar se ai dhe familjarët e tij janë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se Drini Zeqo e ka lënë shtëpinë më të famshme paraditen e sotme. Lajmi është bër i ditur nga një zarf që ka mbërritur në BBV.

revista.one/