Fotografia e Fadil Berishës shfaqet në ‘billboard-et’ në qendër të New Yorkut

Fotografia e Fadil Berishës shfaqet në ‘billboard-et’ në qendër të New Yorkut

November 4, 2022 0

Fadil Berisha është pa dyshim një prej fotografëve më të suksesshëm shqiptarë. Së fundmi fotografi është bërë pjesë e kompanisë globale Nasdaq, dhe kjo arritje do të jetë padyshim një gur i artë në karrierën e tij.

Fotografi i cili jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur para aparatit të tij fotografi emra të njohur shqiptarë dhe nga ata me famë botërore.

Suksesi i Berishës është i shpërfaqur në rrafshin ndërkombëtar, teksa portretin e tij së fundmi e kanë parë gjithë New Yorku. Fadil Berisha ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, të cilat shfaqin një nga “billboard”-et e Times Square me fotografinë dhe emrin e tij.

Paraqitja e tij në këtë “billboard” është mundësuar nga Nasdaq – një kompani globale e teknologjisë që synon rritjen dhe prosperitetin gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive.

“Faleminderit për mikpritjes Nasdaq”, ka shkruar fotografi shqiptar në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Kujtojmë që në “billboard”-et gjigante të Times Square në New York, kanë dalë më parë edhe emrat e njohur shqiptarë të muzikës si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. 

Ai është një fotograf  i diplomuar nga Instituti i Modes e Teknologjisë (FIT) në NYC. Fadil Berisha  ka një angazhim të thellë për të ndihmuar, dhe njihet si filantropistë që ka kontribuar për refugjatët, nga Kosova duke bashkepunuar me organizatat bamirëse të ndryshme, dhe gjatë luftës më 1999, si dhe ai ka  mbështetur me studion e tij ne New York, artistët shqiptar nga Shqiperia, Kosva dhe trojet shqiptare, duke i promovuar ata në revista prestigjoze amerikane dhe në sfilatat e modës e top ate te modeleve e Miss Universit.

Berisha karrierën profesionale e nisi pikërisht me fotografimin e një gruaje të njohur, sic është Denise Richards, ish-gruaja e aktorit të njohur Charlie Sheen. Pas saj, Berisha ka fotografuar personalitete të njohura botërore si: Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Halle Berry, Snoop Dogg, Roger Federer, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans, Kim Kardashian, Tyra Banks etj.

revista.one/